Durim Keçi 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës është arrestuar nga policia e Durrësit për llogari të drejtësisë italiane.
Në njoftimin për shtyp të policisë bie menjëherë në sy “CV-ja e pasur” kriminale e 42-vjeçarit.
Në vendin fqinjë, ku ai është dënuar me 9.7 vite burg akuzohet për një sërë veprash të rënda penale, plot 6 të tilla.
“Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale "Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore", "Shkatërrim prone me pasoja të rënda", "Trafikim të lëndëve narkotike", "Krime me armë kundër personit", "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike" dhe" Shfrytëzim prostitucioni", parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian” njofton policia e Durrësit.





