Sipas parashikimeve të motit, ditën e enjte do të vijoje dominimi i kthjellimeve deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Jugor e Verior.
Edhe pasditja mbetet nën dominimin e motit kryesisht të kthjellët deri në mbrëmje kur vranësira kalimtare shfaqen në Veri-Qendër.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje të ndjeshme sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C. Deri të shtunen do të ketë nje rritje goxha të ndjeshme të temperaturave, sipas Meteoalb.





