Bllokohet aplikimi për Lotarinë Amerikane. Serveri ka lënë pezull gjithë të interesuarit që janë dyndur për të aplikuar në faqen /www.dvlottery.state.gov.

Nëse klikon në këtë faqe ajo del jashtë shërbimit dhe në kushte të tilla, të interesuarit nuk mund të aplikojne deri sa faqja të rivihet në funksionim.

Mësohet se po punohet për vënien e saj në funksionim, ndërkohë që të interesuarit duhet të tentojne e ta shohin vazhdimisht.

Sipas njoftimit të bërë që në nisje të aplikimeve, ju keni kohë deri më datën 7 nëntor 2017 për të bërë aplikimin tuaj.