Policia e Durrësit nuk ka asnjë informacion për ndalimin e ish-deputetit socialist Eduard Ndocaj, por është njohur me këtë lajm nga mediat.
Kështu kanë konfirmuar për Durrëslajm, Drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe dhe zëdhënësja për shtyp.
Policia e Durrësit nuk është vënë në dijeni nga Policia Kufitare për ndalimin e ish-deputetit.
“Nuk kemi asnjë informacion apo dijeni mbi kryerjen e ndonjë veprimi për shtetasin Eduard Ndocaj. Policia Kufitare nuk na ka dhënë asnjë informacion zyrtar në formën e komunikatës së shtypit apo të na ketë vënë në dijeni në lidhje me arrestimin apo ndonjë veprim ndaj shtetasit Eduard Ndocaj. Policia Kufitare, e cila është komisariat më vetë nëse ka kryer ndonjë veprim, ia ka kaluar direkt Drejtorisë së Shtetit, dhe Policia e Durrësit nuk është në dijeni të ndonjë veprimi të kryer nga ajo. Policia Kufitare e ka detyrë ligjore që t’ja kalojë informacionin zyrtar zëdhënëses së Policisë së Qarkut të Durrësit për veprime që kryen gjatë 24 orëve për t’u paraqitur në komunikatën e Drejtorisë së Policisë Vendore. Policia e Durrësit është njohur me rastin nëpërmjet medias.”, njofton policia e Durrësit
NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.





