Pas seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku përkujtohej vrasja e grupit të deputetëve opozitarë, 70 vite më parë nga regjimi i Enver Hoxhës, ka reaguar djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai flet për dikë me pseudonimin "cigarja", që sipas tij ka organizuar këtë përkujtimore, ndërsa dikur ka qenë në shërbim të regjimit.
"Cigarja" organizon perkujtimoren e deputeteve te pushkatuar nga diktatura", shkruan Shkëlzen Berisha.





