Në përkujtimin e 70-vjetorit të vrasjes së grupit të deputetëve, u mbajt një aktivitet në Kuvend ku kryetari i PS-së njëkohësisht kryeministri Rama mbajti fjalën, së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Basha u shpreh se ndihej i turpëruar që ishte pjesë e një Kuvendi që drejtohet nga një pjesë aktive e atij rrethi kriminal.
Basha thotë se PD do të propozojë nisma si dhe do të propozojë që buxhetin e ardhshëm të përfshihet një fond për studimin dhe botimin e historive kriminale të komuinizimit.
"Sot ndjej dhimbje sepse e di që ceremonia e sotme dhe fjalët që po fliten në këtë sallë, janë për shumë shqiptarë hera e parë që dëgjojnë për krimet e komunizmit. Sot ndihem fajtor si deputet, si politikan dhe si qytetar që kemi lënë pa bërë shumëçka për 3 dekada për të dënuar krimet e komunizmit.
70 vjet pas vrasjes së deputetëve ndihem i turpëruar që jam pjesë e këtij Kuvendi që drejtohet nga njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau. Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ka njerëz që drejtojnë institucione pasi janë mësuar me frymën e Enver Hoxhës", tha Basha





