Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit.
Në seancën e sotme janë thirrur për të dëshmuar shtatë dëshmitarë VIP, mes tyre ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, rektori Mynyr Koni dhe ish-rektori Dhori Kule, Klodeta Dibra, Shezai Rrokaj, Majlinda Keta.
Në prill të 2016-s, ish-kryeministri Berisha denoncoi në media se Mynyr Koni ishte kërcënuar me jetë për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës, e pas kësaj akuze me kërkesë të Prokurorisë u arrestua Emiliano Shullazi.
Veç dyshimeve për kërcënim të akademikut Koni, Prokuroria e akuzon dhe për krime të tjera përfshirë dhe krijimin e grupit të strukturuar kriminal.





