Lidhur me arrestimin e Klodjan Zaimaj, në Malajzi për terrorizëm, ka reaguar edhe Myftinia e Elbasanit.

Në një prononcim për mediat, myftiniu Agim Duka thotë se është njohur me rastin nëpërmjet mediave. Ai thotë se Klodjan Zaimaj frekuentonte medresën e Cërrikut e cila sipas tij ishte bazë radikale.

“Mytinia e Elbasani e ka denoncuar 4 vite më parë. Kjo medresë është e mbyllur dhe ne distancohemi nga ky rast i cili nuk përfaqëson parimet tona. Myftinia e Elbasnit nuk ka asnjë lidhje me Klodjan Zaimaj”, tha Agim Duka.