Kryeministri Edi Rama si urim mirëmëngjesi për ndjekësit e tij, këtë fillim jave ka zgjedhur një sqarim përmes një videoje, se si çdo i interesuar mund të çojë fjalën e tij direkt lart në Qeveri.

Rama sqaron procedurën që duhet të ndjekin të gjithë ata që kanë ankesa, jo vetëm për reforma, por edhe probleme për sjelljet abuzive në institucione.

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren e ankesave për të çuar fjalën e saj apo të tij “lart në qeveri” për çdo politikë të caktuar, reformë a projektligj, për çdo problem në komunitet apo në familje dhe pa diskutim për çdo sjellje abuzive apo çdo marrëdhënie të vështirë mes qytetarit dhe institucioneve, duke “futur mik” direkt qeverinë

Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistrohuni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama.