Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona dollarë. Ky plan vjen në një kohë kur SHBA po përballet me një rritje të madhe të prodhimit ndërkombëtar në teknologji, veçanërisht nga Kina.
Republikanët dhe Demokratët u bashkuan për të miratuar projektligjin pavarësisht se ishin në ndarë në disa çështje. Projektligji tashmë duhet të miratohet dhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nëse miratohet do të bëhet ligj.
Mbështetësit thonë se paketa është një nga faturat më të mëdha industriale në historinë e SHBA dhe investimi më i madh në kërkimin shkencor që vendi ka parë në dekada.
Projektligji do të lejohej përdorimin e $ 250 miliardë dollarë për kërkimin e teknologjisë, zhvillimin dhe prodhimin e çipave, si dhe për subvencione për prodhuesit e robotëve.
SIpas këtij projektligji do të bllokohen shumë pajisje të prodhuara nga Kina, si një masë për të ndaluar hovin e prodhimit të pajisjeve teknologjike në këtë vend.





