Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHCBA) si dhe strukturat e Hetimit të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një operacion në Luginën e Vjosës kundër ndertimeve të paligjshme dhe krimit mjedisor.
Lajmi bëhet me dije nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përmes një statusi në Twitter.
“SHÇBA e Hetimi Pol. Shtetit në luginën e Vjosës. Tolerancë 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor. Flm medias e shoqërisë civile”- shkruan Fatmir Xhafaj.





