Një shtetas kosovar ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, sulmin që i është bërë në Rrugën e Kombit ndërsa po kthehej nga qyteti i Durrësit për në Kosovë.
Nëpërmjet një statusi në profilin e facebook-ut, Berisha akuzon se bandat bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit ndërsa policia i ndihmon me sehir.
STATUSI I PLOTË
Bandat bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit!
Policia e ndihmon me sehir!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Përshëndetje, shokë, miq e jarana, parmbrëmë me mjetin tim transportues isha duke u kthyer nga Durrësi drejt për në Kosovë, dhe papritmas një grup prej 3-4 personave me sulmuan me gurë, por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetëm dëme materiale, rasti më ka ndodhur në Milot sipër urës, nja dy kilometra vazhdova dhe takova një postbllok policor i tregova ngjarjen që më kishte ndodhur po hasa në vesh të shurdhër, andaj bashkëqytetar ju lutem nëse mundeni ju lutem që t’i shmangeni udhëtimet gjatë natës.”





