Ashtu siç edhe ishte parashikuar, kanë nisur reshjet e para të borës në zonat veri dhe verilindore të Shqipërisë.
Ulja e temperaturave ka zbardhur veriun e vendit dhe juglindjen. Reshjet e borës kanë nisur në zonat e thella të Kukësit dhe Tropojës, duke zbardhur edhe Rrugën e Kombit dhe zonat përreth Kukësit.
Gjithashtu, edhe në Korçë ka pasur reshje bore ndonëse me intensitet të ulët.
Sinoptikanët parashikojnë që reshjet e borës të jenë prezente gjatë gjithë ditës së sotme në zonat e thella malore.





