Policia franceze, një ditë më parë ka ndërmarrë një aksion rreth orës 11:00 për të larguar refugjatët shqiptarë që qëndrojnë në rrugët e Lionit, prej një viti.

Shkak për ndërmarjen e këtij aksioni janë bërë ankesat e qytetarëve pasi vendosja e refugjatëve në shesh, sillte ndotje të zonës.

Pavarsisht ndërhyrjes së policisë, mësohet se të paktën 150 shqiptarë i ringritën sërish çadrat e tyre, dy orë pas aksionit në zonën e Mandelës.

Mediat franceze e kanë quajtur një dështim përpjekjen e policisë për të larguar refugjatët shqiptarë.