Rastet e dhunimit të fëmijëve të vegjël nga edukatoret në kopështe të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, janë të pranishme dhe të përsëritshme pavarësisht ngjarjeve të ngjashme të bëra publike dhe në media.
Mëngjesin e sotëm, një nënë e një vajze 5-vjeçare, ka denoncuar tek blogeri i njohur Olti Curri, se edukatorja e kopështit ku dërgon të voglën e saj e ka goditur në kokë, pasi vajza 5-vjeçare nuk ka arritur të bëjë siç duhet gërmën “dh”.





