Një ditë më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri masakronte me sëpatë një qen.

Në reagimin e tij Tahiri shkruante se po rritet një rrace e dhunshme që mund të jenë kërcënim për shoqërinë dhe theksoi se 1 vit më pare propozoi një p/ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por parlamenti nuk e dëgjoi sipas tij.

Pas këtij postimi, LSI i del në krah hapur Saimir Tahirit. Nenkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar me një koment, duke i thene se e ka në krah në këtë nismë të rëndësishme.

POSTIMI I TAHIRIT

“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim. Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.
Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve”

REAGIMI I LUAN RAMËS

Akt makabër, i shëmtuar deri në neveri, parathënie e një krimineli që po vjen! Duke u solidarizuar me shqetësimin tënd qytetar, më ke në krah për projektligjin për mbrojtjen e kafshëve!