Mbërmjen e djeshme është gjetur një trup i pajetë në Ulqin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Burime jozyrtare nga policia e Malit të Zi thonë se nga rezultatet paraprake të hetimit trupi i pajetë dyshohet se i përket ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović, i cili u raportua i zhdukur prej më 27 maj.

Po i njëjti ka bërë me dije se shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje. Kërkimet për ish-shefin e policisë u shtrinë dhe në Shqipëri, pasi mendohej se mund të ndodhej në këtë territor.

Elezoviç ka shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë ai ka mbajtur poste të tjera të larta në policinë e Malit të Zi.