Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi akuzohen për vjedhje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve: E. C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç, pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera (2 magazina dhe 2 banesa) në qytetin e Kavajës.”- njofton policia e Kavajës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.