Drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar Ushqimor (AKU) mësohet se është emëruar Agim Ismaili. Sipas informacioneve, Ismaili do të zëvendësojë në këtë detyrë Dritan Sejkon.
Ky i fundit vinte nga radhët e PDIU-së, ndërkohë, Agim Ismaili ka mbajtur më parë detyrën e nëndrejtorit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Ministrinë e Ekonomisë. Ismaili është me profesion ekonomist.





