Gjatë një konference për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI ka komentuar raportin e FMN për ekonominë si dhe nismën që ka ndërmarrë LSI për koncesionet që sipas tij është bllokuar nga PS prej 1 viti.
“Praktikë negative e koncesioneve. Ju e dini që ky shqetësim na ka shoqëruar për një kohe të gjate dhe ne kemi propozuar një nismë për koncesionet, por është bllokuar prej më shumë se 1 viti nga PS në komision. Koncesionet rrezikojnë rritjen e borxhit deri në 7% dhe rrëzon premtimin e qeverisë për rritjen ekonomike. FMN flet qartë se projekti prej 1 mld eurosh që bazohet tek koncesionet është një lajm i zi për shqiptarët. FMN nënvizoi se ky menaxhim i dobët i ekonomisë ka rritur borxhet. Investimet me koncesion janë një lajm i zi për ekonominë. Sot është koha për një reflektim shumë të thellë dhe ekonomia shqiptare duhet të jetë në monitorim pasi e ardhmja ekonomike është në dyshim.”- tha Vasili.





