Kryeministri Edi Rama ka ngritur një tjetër grup pune për reformën e administratës. Përveç grupit të deputetëve të cilët prezantuan platformën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, është ngritur një grup teknik i cili po inspekton çdo drejtori dhe dikaster në të gjithë territorin e vendit. Burime të sigurta pranë ekzekutivit, bënë me dije se deri më tani ky grup pothuajse i ka identifikuar dikasteret që do reformohen. Bëhet fjalë për plot 500 drejtori, inspektorate dhe agjenci që do reformohen, raporton "Sot".
Sipas informacioneve të sigurta, ky grup pune po llogarit shpenzimet që ka çdo institucion, sidomos sa i takon rrogave të punonjësve, rolin dhe rëndësinë e institucionit pasi në rast se ka përplasej me institucion tjetër pritet të ketë bashkim, ndërsa në rast se ka mbi vendosje, pritet shkrirja e tyre. Gjithashtu një tjetër pikë ku konstaton puna e grupit teknik, ka të bëjë edhe me faktin se do të bëhet një auditim i imtësishëm në të gjithë këto institucione. Pra nëpërmjet këtyre inspektimeve, grup i punës do ketë një panoramë të qartë, në lidhje me atë se çfarë ndodh realisht në këto drejtori, ku më pas këtë raport përmbledhës pritet t’ia dorëzojë kryeministrit Edi Rama.
Po çfarë ka arritur të zbulojë deri më tani, ky grup pune i ngritur me urdhër të kreut të ekzekutivit? Sipas burimeve të sigurta, ky grup pune ka gati emrat e drejtorive kryesore që kanë një nevojë ulëritëse për tu reformuar sa më shpejt. Kështu, fillimisht dikasteret dhe agjensitë të cilat do të preken janë ato që janë drejtuar gjatë katër viteve nga Lëvizja Socialsite për Integrim. Fillimisht vala e ristrukturimit do të prekë AKU-në, e cila do të reformohet si në qendër ashtu edhe në rrethe, duke i bërë një spastrimi edhe në radhët e punonjësve që ka. Ndërsa një tjetër drejtori që do preket nga spastrimi është Posta Shqiptare, edhe për këtë institucion vlen të kujtohet fakti se është drejtuar nga LSI. Ndërkohë pjesë e ristrukturimit do jetë edhe drejtoria e rrugëve. Mirëpo duke u ndalur më konkretisht tek këto tre drejtori, ka pasur rezerva duke hedhur edhe akuza të ashpra nga kryeministri Edi Rama. Pra në këto kushte një gjë është e sigurtë, përmes këtij grupi pune, kryeministri Edi Rama pritet të përbush premtimin e tij, se vendit i duhet një administrate e aftë dhe institucione të përgjegjshme.
Akuzat e kryeministrit
Kryeministri Edi Rama duke folur në media për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, e krahasoi Lëvizjen Socialiste për Integrim me “çakejtë”. Teksa ishte në një studio televizive, Rama deklaroi se misioni i LSI-së ka përfunduar, ndërsa theksoi se situata që ata duan të krijojnë është e paarsyeshme për të gjithë. Sipas tij, çakejtë e mbetur në zyrat e shtetit po e përdorin këtë fazë si mënyra e fundit për të marrë çkanë për të marrë. “Tkurrja e çakejve të mbetur në zyrat e shtetit që e përjetojnë këtë fazë si mënyra e fundit për të marrë ca kanë për të marrë, në një vend pa roje. Ata do të largohen pas zgjedhjeve, nuk thashë se do i shkarkoj. Na duhet të gjejmë një rrugë tjetër. Roli i tyre ishte një rol që besoj se ishte i nevojshëm. Por edhe për të lehtësuar në kushte të vështira dhe për shkak të një tradite të vështirë. Misioni i tyre ka përfunduar, jemi në një situatë anormale për të gjithë, për të gjithë është e paarsyeshme,” nënvizoi ai.





