Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçante artistin shqiptar me famë botërore Helidon Xhixha.

Meta e përgëzoi artistin shqiptar për arritjet dhe suksesin e tij të jashtëzakonshëm, në nivel evropian dhe botëror duke shtuar se kontributi dhe pjesëmarrja e tij e suksesshme është krenari për çdo shqiptar jashtë edhe brenda vendit.

Ai cilësoi skulptorin e mirënjohur Xhixha si ambasador të Shqipërisë dhe përfaqësues të denjë të artit, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në botë.

Duke u ndalur veçanërisht në ekspozitat e tij në Londër, Venecia, Milano, Berlin, Majami, pjesë të pavijoneve shqiptare apo të pavijoneve të huaja, vendosja e skulpturave të tij në qendër të disa nga qytetet më në zë të artit dhe të kulturës, Presidenti Meta theksoi se ai është model për t’u ndjekur dhe shembull frymëzimi dhe motivimi për të gjithë krijuesit dhe artistët e rinj shqiptarë.

Helidon Xhixha është djali i piktorit të njohur durrsak Sali Xhixha. I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, i specializuar në Londër, skulptori Helidon Xhixha, i cili prej gati 20 vjetësh jeton mes Shqipërisë, Italisë e Dubait.