Vrasja e bankierit të njohur në Shqipëri Artan Santos në mes të Tiranës, në derën e bankës së tij në zonën e ish-bllokut, shumë shpejt do të ketë zhvillime të rëndësishme sa i përket zbulimit të autorëve.
Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj, deklaroi në Top Story se një pjesë e dosjeve të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen. E nëj ndër to është edhe vrasja e bujshme e Santos në qershor të vitit 2014.
“Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë”, u shpreh ai.
Dy persona te maskuar me skafandra në një motor pa targa, të veshur me të zezë, i bënë pritë biznesmenit duke e qëlluar me 6 plumba, njëri prej tyre në kokë. Ata dyshohet se janë vrasës me pagesë.





