Prej mëngjesit të sotëm nis të zbatohet urdhri i ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri për pastrimin e segmenteve kombëtare.

Aksioni është ndërmarrë nga IKMT dhe ARRZH të cilat kanë nisur të heqin objektet pa leje.

Autoritetet u kanë lënë 2 javë kohë autoriteteve për heqjen e objekteve.

Aksioni do të nisë në aksin kombëtar Tiranë-Rrogozhinë. Objekti i parë i prishur është një biznes në mbikalimin e Shkozetit.

Drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici u shpreh se janë evidentuar të gjitha objektet e paligjshme në të gjitha rrugët e vendit. Të gjitha objektet sipas saj janë njoftuar.

Në aksion mësohet se merr pjesë edhe drejtori i komanduar i ARRZH Afrim Qendro i cili u shpreh se jeta e qytetarëve është më e shtrenjtë se subjektet në akset rugore që pengojnë qarkullimin rrugor.