Rëndohet bilanci i të shtënave me armë zjarri në një koncert të muzikës 'Country' në Las Vegas të SHBA-së. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, është ky bilanci paraprak i kësaj ngjarjeje.
Mësohet se një person ka hipur në katin e 30-të të një pallati dhe ka nisur të qëllojë me armë kundrejt turmës e cila ishte duke festuar në shesh.
Policia ka izoluar të gjithë zonën e njohur si Mandalay Bay ndërsa është në kërkim të autorit. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale tregohen njerëz të shumtë të cilët qëndrojnë të shtrirë në dysheme.