Një traileri i është çarë tenda sot në autostradën Tiranë – Durrës dhe për pasojë i kanë rënë disa paleta dhe mallra të tjera që po i transportonte rrugës.
Ky incident ka vënë në rrezik dhe mjetet e tjera që po udhëtonin në atë aks, që është mjaft i frekuentuar në fundjavë edhe nga pushuesit.
Rënia e materialeve në rrugë solli bllokimin për pak çaste të qarkullimit, ndërsa raportohet se u dëmtuan mbrojtëset metalike në anë të rrugës.





