Një fustan nuseje, një krevat bebeje, rrobat e një bebeje mashkull që nuk ka ardhur në jetë. Tufa me lule të ndryshme që i përkasin nuseve, kukulla, pellusha me dedikime dashurie. Kjo është dhoma e 27-vjeçares, nga Manza. Nëna e saj pohon se është e fejuar me Albano Stafën, dhe do të martohet me të në muajin gusht. Të njëjtën gjë shprehu edhe vajza në gjykatë, por nënës nuk i merret për bazë dëshmia për shkak se ka kartelë mjekësore që mjekohet për sëmundje të shëndetit mendor. Si nëna dhe e bija janë njësoj. Vajza është e bindur që ka një fëmijë dhe do e lindë. Trishtimi është i lemerishëm në këtë banesë.

“DurrësLajm” ka shkuar në banesën e 27-vjeçares, ku gjurmët e policisë janë të freskëta. Aty janë hequr disa mobilje si dhe televizorë.

Në dhomën e saj gjendet një fustan nusërie i sapo blerë, një krevat fëmije, rrobat e një bebeje mashkull. 27-vjeçarja pretendon se është shtatzënë dhe do të martohet me Alban Stafën, personazhi imagjinar i saj për të cilin foli edhe në gjykatë.

Vajza është dërguar në burgun e grave prej përfundimit të masës së sigurisë ku u la në burg pa afat. Ajo akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda. Për komunitetin e Manzës dyshimet janë të forta. Vajza nuk mund të ketë bërë e vetme gjithçka. Dyshimet e forta janë se ashtu si nëna e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, vuan edhe e bija.

Ndjekim materialin.

K.H.