Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pas asaj që ndodhi mbrëmë mes tij dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.
Dy deputetët ofenduan njëri-tjetrin në studion e emisionit live dhe më pas Krasniqi goditi me grusht deputetin Zeka.
Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV-së gjendet në paraburgim.
“Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se gjatë ditës do të lëshojnë një raport në lidhje me rastin.
Milaim Zeka ka thënë se rastin do ta paraqesë në Polici.