Sekretari Amerikan i Shëndetësisë Tom Price ka dhënë dorëheqjen, pas zbulimit të skandalit mbi përdorimin e avionëve të shtrenjtë privatë për udhëtimet zyrtare.
Ai më herët kërkoi falje, pasi bëri 26 fluturime private që nga maji, me një kosto prej 400,000 dollarë për tatimpaguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Trump kishte pranuar dorëheqjen e Z. Price, duke shtuar se Don J Wright ishte emëruar në vendin e tij, si sekretar i përgjithshëm i shëndetësisë.
Tre anëtarë të tjerë të kabinetit të Presidentit Donald Trump janë nën vëzhgim për përdorimin e avionëve privatë gjatë punës.