Që 27-vjeçarja Enertila Beqja, e akuzuar për mashtrimin dhe zhvatjen e 60 mln lekëve ndaj Barush Ahmetit, drejtor i postës në Manzë, vuan nga sëmundje e shëndetit mendor dhe ka krijuar personalitet të disafishtë e tregojnë qartë dhjetëra profilet e saj në “Facebook”.
I dashuri i saj imagjinar është Albano Stafa i cili jeton në Itali sipas vajzës dhe prindërve të saj.
Aq shumë është ngulitur ky personazh në mëndjen e 27-vjecares sa vajza ka menduar që është shtatzënë me të.
Të gjitha ëndrrat i ka krijuar me Albanon, dhe mbiemrin e tij e ka vendosur Stafa në Facebook, ku ka një foto së bashku me nënën e saj.

Madje ka krijuar edhe familjarët e saj imagjinarë, kunata dhe njerëzit e tjerë të afërm. Për çdo njërin prej tyre ka hapur nga një profil në Facebook.


Në Facebook-un e vajzës komentojnë edhe dy kunatat e saj, motrat e Albanos (imagjinar).

Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa janë motrat imagjinare të Albanos, të cilat komentojnë në Facebook-un e hapur nga Enertila Gjoka. Por edhe adresa të tjera, Anjeza Stafa, Enxhi dhe Emanuela Stafa, Nisa Stafa janë disa prej adresave që ajo kishte hapur.
Enertila u përgjigjet komenteve të “kunatave” të saj, me ikonat e dy shoqeve të lumtura, ndërsa të treja adresat e Facebook janë të hapura e menaxhohen prej saj.
Në një tjetër postim të saj, vihet re se personazhi “Elona Gjoka” me të cilin ka komunikuar me 30-vjeçarin Barush Ahmeti, i cili nuk mungon t’i japë pëlqim postimit të saj.
Kush është Albano Stafa?
Albano Stafa është i dashuri i saj i ëndërruar, emër të cilin edhe nëna Emineja dhe babai i saj Myrtezai e njohin si të fejuarin e vajzës së tyre, i cili do të vijë t’ju kërkojë dorën e saj në shtëpi për martesë.

Miku i zemrës së 27-vjeçares që vuan nga “Pseudologjia” ka një profil po aq të rremë sa edhe Elona Gjoka, apo shumë emra të tjerë të cilët janë miq të përbashkët rreth Enertila Beqjës.

Albano Stafa nuk ka asnjë shok. Foto profili është barku i një gruaje shtatzënë, ndërsa postimi kryesor është një foto ku duken duart e një mashkulli dhe një femre të lidhura bashkë.
Një çift buzë deti të përqafuar dhe të dashuruar janë dy postimet më të hershme, foto këto që rëndom i gjen në motorin e kërkimit Google.
Një varëse floriri me shkronjën A mbi një pistoletë dhe një tufë me euro, kanë qënë postimi i parë i Albano Stafës, të fejuarit të saj imagjinar.
Me shumë personalitete njëherësh, 27-vjeçarja Enertila Beqja ka krijuar botën e saj të ëndrrave, ku ka një të fejuar, është shtatzënë, ka kunata, kunetër e gjithçka tjetër me të cilën përbëhet familja.
K.H.





