Debati i ashpër mes dy deputetëve, Frashër Krasniqit të Vetëvendosjes dhe Milaim Zekës të NISMA-s ka degjeneruar në dhunë fizike mes tyre.

Ata fillimisht janë fyer rendë me njëri tjetrin, ndërsa më pas Krasniqi ka gjuajtur me ujë Zeken. Ky i fundit i është përgjigjur Krasniqit në të njëjtën mënyrë.

Më pas Krasniqi është ngritur nga karrikja e studios dhe e ka grushtuar Zekën. 

E gjitha kjo ka ndodhur live në një debat në Klan Kosova. Moderatori ka ndërprerë emisionin.