Kryeministri Rama gjatë takimit me sipërmarrësit e vendit e ka konsideruar teatër të shëmtuar marrëdhënien e sipërmarjes me shtetin. Gjatë fjalës së tij Rama tha se zhabulanët me jelek bluxhins në doganë do të largohen brenda 100 ditëve të para, pasi shëmtojnë pamjen, jo më të tjerat si në portin e Durrësit.

“Teatër shumë i shëmtuar prej shumë vitesh deri tek shumëçka tjetër që lidhet me mënyrën se si zhvillohet marrëdhënia e sipërmarrjes me shtetin dhe të gjitha pikat ku sipërmarrja është lidhur me shtetin. Besoj që ju keni eksperienca të jashtëzakonshme në budallallëqet e administratës dhe marrëzitë që kërkohen prej jush kur duhet të mbushni një dokumentacion…Kur do flisni me ata doganierët me jelek bluxhins në doganë që do largohen brenda 100 ditëve të para. Mirë që na e dha populli votën se na dukej sikur po ngacmonim komshinjtë… Me ata zhabulanë atje që me demek se ndërmjetësojnë proceset midis shtetit dhe sipërmarrësve. Shëmtojnë pamjen jo më të tjerat, si në portin e Durrësit”, tha Rama.