Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj ka akuzuar këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Sipas Topollaj, opozita e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës zgjati sa shiu i verës, pasi dje votuan pro te gjitha akteve korruptive të Erion Veliajt.
STATUSI I PLOTË
Opozita e LSI ne Keshillin Bashkiak Tirane zgjati sa shiu i veres.
Pas bojkotit te mbledhjes se kaluar ku u rrit cmimi i ujit ne Tirane dhe pretendimit se Veliaj ju bleu 2 keshilltare, dje LSI votoi pro te gjitha aktet korruptive te Veliajt, perfshi dhe Planin e Detajuar Vendor për 1000 kulla betoni tek Bulevardi i Ri, perfshi dhe trefishimin e tarifës se pastrimit, perfshi dhe vendimin absurd qe keshilltareve te opozitës te mos ju jepet fare fjala ne Keshill Bashkiak. Dhe nje procedure tenderi zgjat me shume se opozita e LSI.





