Një aksident është regjistruar pak para mesnatës në qytetin e Durrësit, në rrugën paralel me portin.

Dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Siç shihet edhe nga fotot që DurrësLajm sjell nga vendngjarja, të dy mjetet e përfshira në aksident kanë mbetur të dëmtuara.

Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

3 aksidente me 3 viktima, dy të vdekur në Korçë dhe 1 në Fier, u regjistruan në rrugët e Shqipërisë gjatë ditës së enjte, duke detyruar policinë rrugore t’u rekomandonte drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, ndërsa janë në timon.