Nga studio e emisionit “Opinion”, deputeti i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj denoncoi faktin se vetëm në qytetin e Durrësit ndodhen 62 makina të blinduara.
“62 makina të blinduara lëvizin natën në qytetin e Durrësit. Ftoj drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit të bëjë aksion e t’i ndalojë po mundi”, – tha deputeti demokrat.
Sipas Alibeajt, këto mjete të blinduara përdoren nga element kriminalë që veprojnë në qytetin bregdetar.





