Në lidhje me raportin e OSBE-së për zgjedhjet e 25 qershorit reagon edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Sipas Patozi ky raport “u jep hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit”, Ramës dhe Bashës.

Ai shkruan se ky raport nuk e la rehat as “timonierin” Rama dhe as udhëheqësin e “Republikës së re”.

Reagimi i Astrit Patozit

Ky raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse duket më i ftohtë dhe indiferent se pararendësit, ngjan t’u ketë dhënë hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit.

“Timonierin” e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t’i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit.

Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme.

Ndoshta me të drejtë, se nuk mund të ketë gjyq, kur nuk ka padi. Dhe nuk mund t’i kërkosh asnjëherë gjykatësit të ankohet më shumë se paditësi.

Ju kujtohet besoj që Lulzim Basha nuk pati asnjë kontestim derisa zgjedhjet përfunduan dhe doli rezultati.