Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-liderit të VetëVendosjes dhe ish-kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit pas kritikave që ky i fundit i bëri në lidhje me demarkacionin.
Ndërsa dje Rama, i kërkoi kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të ndryshonte mendim për demarkacionin me Malin e Zi, Kurti i kujton marrëveshjet që janë bërë mes dy qeverive vitin e kaluar por që ende nuk janë realizuar. Ai thotë se me këtë demarkacion Kosova humb 8200 hektarë dhe sipas Kurtit, kërkesa e Ramës është e padrejtë.
Ndërsa Rama i shkruan: “I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”.





