Vendimi i TVSH-së për të bllokuar sinjalin e transmetimit të seancës parlamentare nga televizionet private, ka shkaktuar debate në Kuvend.

Kryeministri Rama është shprehur se në asnjë shtet demokratik nuk ka 25 kamera në sallën e Kuvendit. Sipas tij, është koha për të shkurtuar shpenzimet duke krijuar një regji televizive të Kuvendit.

“Si në çdo vend normal dhe shtet demokratik ku në çdo parlament demokratik ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit qoftë për seancat plenare qftë për komisionit është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri. Si në çdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për gjithë këto shpenzime, mjafton një regji televizive e kuvendit dhe kjo ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë ta transmetojnë të plotë, të pjesshëm, 3 minuta çdo veprimtari të Kuvendit”, deklaroi Rama.