Televizioni Publik Shqiptar nuk jep sinjal për televizionet e tjera për punimet e Kuvendit duke e monopolizuar.

Vendimi i Radio Televizionit Shqiptar për të mos i dhënë sinjal televizioneve private që transmetojnë drejtpërdrejt punimet e Kuvedit, çoi në një terr informativ këtë të enjte.

Ky vendim, nga televizioni i vetëm në vend që ka të drejtën e lëshimit të sinjalit, u dënua fillimisht nga Partia Demokratike në sallë të Kuvendit, e më pas nga Petrit Vasili jashtë salle.

TVSH u kërkon televizioneve private të paguajnë për sinjalin duke i privuar nga prodhimi i sinjalit nga Kuvendi.