Urimin e radhës për një ditë të mbarë për ndjekësit e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama e ka bërë me disa foto të Durrësit të bukur.
Fotot nuk janë rastësore, por ato janë përzgjedhur nga prestigjiozja “The Guardian” në faqen e saj një ditë më parë (shih këtu), për të treguar jetën në këtë qytet bregdetar të bukur.
“MIRËMËNGJES 
dhe me këto pamje përzgjedhura nga The Guardian për të treguar përmes pak fotove jetën në bregdetin e bukur të Durrësit, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.





