Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë nga vajza me të cilën bashkëjetonte.
Krimi ka ndodhur në Gjakovë dhe policia ka arrestuar autoren e dyshuar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa e dyshuara është dërguar në qendrën e paraburgimit në Lipjan, transmeton “Express”.
Njoftimi i policisë
Rr. Agim Qelaj, Gjakovë, më 26.09.2017 – 02:20. Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga e dyshuara femër K/Shqiptare me të cilën bashkëjeton. E dyshuara është arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.