Policia e Durrësit ka arrestuar një 49-vjeçar, banues në Tiranë pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në lagjen nr.13.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen Nr.13, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “ Opel ”.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





