Policia e Beratit ka arrestuar një 47-vjeçar për kanosje.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit V. Ç., 47-vjeç, banues në Samaticë, Dimal.
Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27-vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Ndërkohë u procedua penalisht shtetasi R. C., 33-vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.





