Deputeti Edi Paloka i cili mban postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, është kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.
Përmes një status në rrjetet sociale Paloka shkruan: “Kur dikush dorën e shtrirë për bashkëpunim e merr si dobësi, është fatkeqësi, por fatkeqësi për ata vetë që nuk kuptojnë se sa të pavlerë mbeten."
I pari që hodhi idenë e krijimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike, ishte Astrit Patozi i cili gjeti mbështetje edhe te grupi që kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD.
Në mbledhjen e kryesisë së Partisë, Lulzim Basha bëri të qartë se për sa kohë do të jetë ai në krye të PD, nuk do ketë fraksione teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit kritikëve për t’u bërë kundër kundërshtarit të vetëm që sipas tij është aleanca e krimit e Edi Ramës.





