Me 5 degë të hapura, shkolla e mesme profesionale Hysen Çela në Durrës, rezulton një prej shkollave më të kërkuara nga të rinjtë, dhe më e suksesshmja. Ndërthurja e procesit mësimor me praktikën, ka sjellë rezultate të shkëlqyera për punësimin e të rinjve që përfundojnë kwtw shkollw.
Hoteleri turizëm, teknologji ushqimore, konfeksione, peshkim dhe ekonomik, janë degët ku studiojnë mbi 1 mijë nxënësit e kësaj shkolle. Të gjithë nxënësit e degws Hoteleri turizmit dhe teknologji ushqimore, paralelisht me procesin mësimor, punësohen në bizneset ku kryejnë praktikën.
Të rinjtë që ndjekin shkollën për konfeksione, pas përfundimit të shkollës, janë një forcë e kualifikuar për punë, ndërsa të tjerë ndjekin rrugën e stilimit. Shkolla është model edhe për nga infrastruktura. E rikonstruktuar gjatë 2014-2015, kjo shkollë është model i mirë i frekunentimit të saj nga të rinjtë, që duan një profesion e një të ardhme të sigurtë.





