Identifikohen viktima dhe autori i vrasjes së ndodhur sot në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i vdekur 45-vjeçari Ylber Xhahysa, i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi Leonard Bashaliu.

Mësohet se i ndjeri ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin. Autori dhe viktima ishin të njohur dhe kishin raporte miqësore me njëri-tjetrin.

Mëngjesin e kësaj të marte 45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar pranë banesës së 40-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj, ku mes tyre ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta.

Për pasojë Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe ndonëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.