Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Peqin.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 40-vjeçar ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y.XH., i cili ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se pak minuta pas ngjarjes, autori, shtetasi L.B., është vënë në pranga nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes