Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur brigjet e Kalifornisë së Veriut këtë të premte, në Oqeanin Paqësor.

Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, tërmeti që ra në afërsi të bregut.

Reuters raporton se lëkundjet ishin të cekëta, me thellësi 5.7 kilometra, gjë e cila përforcoi efektet e tyre.

Tërmeti mësohet se e kishte epiqendrën 58 kilometra në perëndim të Ferndale, Kaliforni dhe ra në orën 12:50, me orën lokale.

Nuk dihet ende nëse nga lëkundjet ka patur dëme, ndërsa deri më tani nuk ka kërcënim për cunami.