Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është takuar sot me homologun grek, Nikos Kotzias.

Të dy ministrat ndodhen në New York aty ku u mbajtën edhe punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Bushati ka postuar një foto në profilin e tij në Twitter, ndërsa ka dhënë edhe mesazhin e bashkëpunimit mes dy palëve.