Bilanci i viktimave në Meksikën e tronditur brenda pak javësh nga një tërmet i dytë i dhunshëm nga mbërritur në 225 të vdekur.
Me dhjetëra ndërtesa u shemben në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitudes 7.1 të shkallës Rihter. Shkaterrimi i një shkolle, nga sa pohoi vetë presidenti Enrique Pena Nieto u ka marrë jetën 20 fëmijëve, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
“Është një shkollë në jug të qytetit, pjesa më e madhe e së cilës është rrënuar sërish. Për fat të keq kanë humbur jetën fëmijë të vegjël, që nga klasa e parë e shkollës fillore. 22 trupa janë gjetur deri më tani atje, dy janë të rritur. Me dhjetëra fëmijë nuk gjenden ende. Ekipet e emergjencës janë angazhuar maksimalisht në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Në atë zonë janë zhvendosur më shumë se 500 persona, ushtarë e marinsë”, tha Nieto.
Tërmeti erdhi pikërisht në kohën kur shumë njerëz ishin duke marrë pjesë në një simulim situate alarmi nga luhatjet e tokës në 32-vjetorin e tërmetit që vrau me mijëra vetë në Mexico City.
Vendi më herët, gjatë muajit u godit nga një tërmet i magnitudës 8.1, i cili shkaktoi megjithatë më pak të vdekur sesa ky i fundit.